Lushkja: ‘Laçi sezon të mirë, dua një aventurë jashtë…’

Mesfushori kavajas i Laçit, Regi Lushkja i ftuar sot në “FanZone” të Supersport, u ndal te situata aktuale dhe premisat e personale të së ardhmes.

Me kurbinasit shpesh ka treguar se ka profil lideri aq sa ka arritur të shënojë gola të rëndë apo të mbajë shiritin e kapitenit. Ndonjë dëmtim e ka dërguar hapa prapa por më pas, ka ditur të ngrihet.

Në 17 maj do mbushë 24 vjeç. Pretendimet individuale janë goxha të larta. Nëse vijon të dirigjojë bardhezinjtë edhe në eventin europian aty ku laçianët kanë vite që prezantohen, Lushkja mund të kthehet në objekt merkatoje jashtë vendit…

Si ia keni bërë që të mbani trupin në formë gjatë kësaj kohe?
Nuk ka qenë e lehtë për të gjithë ne, por jemi munduar të stërvitemi në kushtet që kemi pasur, për të ruajtur sadopak ritmin, ndonëse na mungon shumë fusha.”

A keni pasur oferta nga klube të huaja?
“Do të doja në fakt një transferim në një ligë më të lartë, por hap pas hapi, do të bisedoj me drejtuesit e ekipit, për të parë çfarë është e mirë për mua, por edhe për skuadrën. Ëndrrat janë të mëdha, por duhet të punoj shumë në fushë dhe t’i hedh hapat një nga një .”

Oshilacione?
Të gjithë ekipet kanë pasur ulje-ngritje gjatë sezonit, por unë mendoj se në tërësi kemi bërë një sezon të mirë dhe jemi brenda objektivave tona, ndaj nëse rifillon kampionati, besoj se do t’ia dalim të sigurojmë një vend për në Kupat e Europës.”

Ndaj Tiranës ndaj “Air Albania”?
Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, në një stadium fantastik, ku vrapuam shumë, luajtëm mjaft mirë dhe fituesi u përcaktua nga një episod ndërsa dolëm të humbur. Megjithatë ishim të kënaqur për atë që bëmë në fushën e lojës.”

Tifo jashtë?

Jam tifoz me Real Madridin dhe mbase një ditë mund të shkoj atje..” mbyll disi me humor mesfushori bardhezi teksa prej 4 edicionëve, luan me Laçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!