Kostakurta, thirrje për futboll në fushë
Gjaujte nga larg për ristart të futbollit në fushë. Nga një ish-mbrojtës i Milanit të Arriko Sakit, Kostakurta.
“Nevojitet të fillojmë përsëri me futbollin”. Këto janë fjalët e Alesandro Kostakurtës në krye të faqes së parë të ‘Quotidiano Sportiva’ këtë mëngjes.
Ish-mbrojtësi i Milanit të madh, shpjegon mendimin e tij: ” Tragjedia e Covid-19 është e jashtëzakonshme dhe rreziku nuk do të zhduket shpejt, por ne duhet të fillojmë përsëri dhe futbolli mund të na nxjerrë nga makthi.
Në play off nëse është e nevojshme’ -ka deklaruar ‘Billy’ i cili e nisi dhe përfundoi karierën te Milani i madh në vitet 1986-2007 duke fituar çdo trofe të mundur në qarkullim.