Stefano Takoni: “Koronavirusi ka ikur, qeveri…”
Stefano Takoni, ish-portieri legjendar i Juventus (1983-92) teksa numron edhe 7 prezenca në kombëtaren italiane, tha sot në ‘Appuntamento Italia’ se futbolli i sotëm duhet të nisë.Për portierin e famshëm Koronavirus ka ikur me kohë dhe se drejtuesit e shtetit janë të paaftë. I quan njerës që nuk e kuptojnë fjalën futboll.
Mendon ndyshe nëse do flisnim për futbollin e kohës së tij. Sipas 62 vjeçarit, Seria A me aq shumë kampionë në përbërje domosdoshmërisht duhej të ishte objekt i verdikteve në fushë.
Mirëmbrema Takoni…
‘Jam pak gabim me këtë lidhje të vonuar‘ -nis Takoni teksa kërkon falje për hyrjen me vonesë në trasmetim.
Franca e Holanda mbyllën kampionatin, po Italia?
“Unë mendoj se koronavirus është larguar nga shtëpia prej shumë kohësh. Pra jemi kthyer në normalitet. Jemi duke vuajtur drejtimin nga njerëz të paaftë që nuk ia dalin të marrin vendime të duhura.
Atë që janë duke bërë shumë rajone nuk e vendos qeveria. E konsideroj punë të tyre dhe aq. Njerëz që nuk kuptojnë fjalën futboll e që duan të bëjnë komandantin apo diktatorin, të bëjnë atë që duan’– tha ndër të tjera Stefano takoni sot.
Klube që mund të falimentojnë?
“Në luftë dikush do vdesë”.
Rol drejtuesi pasi u larguat nga fusha?
“Raporte jo dhe aq të mira me drejtuesit, dhe më vonë humba ‘kontaktet’-ndër të tjera Stefano Takoni.
