Ora ‘vandaliste’ e Kamzës stadium…

Lusien Nurishmi foli për tamponë dhe mungesë korespendence me ministritë përkatëse, lidhur me rikthimin e futbollit të luajtur ne vend, i cili me gjasë do marrë ende kohë për të startuar.

Për të kryer testet dhe tamponët është një shifër shumë e lartë për t’i marrë përsipër. Këto duhet të diskutohen. Ose më saktë duhet të kishin përfunduar”.

Kontakte…

Kemi kërkuar në mënyrë zyrtare e jo zyrtare për të patur një komunikim me ministrinë për të ngritur një grup pune për sa i përket ecurisë për të rifilluar procesin. Për t’i ardhur në ndihmë qeverisë, kemi përgatitur një protokoll sanitar, duke ndjekur modelin dhe me ndihmën e specialistëve të UEFA-s dhe FIFA-s”.

Më herët ministrja e shëndetësisë, Manastirliu te Top Channel, tha se koha për të kthyer futbollin do vonojë disi, duke përmendur mesin e muajit maj si mundësi për t’u stervitur.

Nga ana tjetër i ftuari i ‘Ora Sport’, në rolin e shefit të Sektorit të Garave u befasua teksa mësoi se stadiumi i Kamzës dikur me emrin ‘Fuat Toptani’, ishte në rrezik shembjeje.

Për këtët temë, foli në të njëjtin kanal televiziv edhe ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

Është e pabesueshme një nismë e tillë. Kemi krijuar gjatë drejtimit tim një impiant prej afro 4 mijë vendesh, i cili përballonte zonën dhe ishte efiçent për Kategorinë Superiore. Nuk mund ta besoj se mund ta kthejnë në parking,’- tha mes të tjerave Mziu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!