Ministrja e Francës: ‘Futboll? Mendoni për sezonin e radhës’

Ministrja Franceze e Sportit, Roxana Maracineanu foli për RTL në lidhje me pezullimin e kampionatit duke vënë në pah thashethemet e një alternative të mundshme për të përfunduar Ligue 1, mbase në gusht:

Unë besoj se sinjali i dërguar nga Kryeministri në fjalën e tij është i qartë dhe e thjeshtë. Nuk është produktive të kemi zëra që kundërshtojnë njëri-tjetrin çdo ditë.

Propozimi për të rifilluar më 13 qershor nuk ishte një opsion. Unë mendoj se duhet të mendojmë për sezonin e ardhshëm. Klubet tashmë kanë nënshkruar një kontratë që do t’i lejojë ata të mbijetojnë “-raporton L’Equipe.

Ndërkaq, më herët kryeredaktori i L’Equipe, ka postuar në profilin e tij në Twitter se Ligë 1 i ka ndarë verdiktet. PSG sipas tij është shpallur kampion i edicionit 2019-20 në Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!