Gjest bamirësie, Mustafi ndjeshmëri për të varfërit

Shkodran Mustafi, shqiptari me pasaportë gjermane ka ndërmarrë një nismë interesante bamirësie.

Mbrojtësi i Arsenalit në Premier League, ka dhuruar ushqim gratis për personat që janë në vështirësi ekonomike gjatë periudhës koronavirus në Islington (Londër).

Mustafi 28-vjeçar, e ka konfirmuar lajmin përmes një video të postuar në Instagram, duke thënë se 16 mijë vakte ushqimi do i paguaji ai.

“Dua t’ju falënderoj për të gjitha urimet tuaja të datëlindjes. I kam lexuar dhe jam i gëzuar për të gjitha. Do të dëshiroja të festoja me familjen time dhe miqtë, por nuk do të ndodhë kështu, arsyeja dihet.

E di që janë njerëz në Islington që po vuajnë në këto momente dhe tregova mbështetjen time të plotë për këtë komunitet. Kam dhuruar 16 mijë vakte ushqimore dhe pajisje të tjera mjekësore për njerëzit që jetojnë në Islington”, -tha Mustafi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!