Kupa e Mbretit ‘fiton’ ndaj COVID-19′

Klubet: “Të gjithë do të fitojmë finalen kundër Covid-19”.

Sot do duhej të mësohej mbretëresha e Spanjës. Sipas kalendarit sportiv iberik, ishte në program finalja e Kupës së Mbretit mes Atletik Bilbao dhe Real Sociedadit.

Për herë të parë dy skuadra baske bashkë. Ata lanë jashtë një finaljeje të këtyre permasave gjigandët e Real, Barcelona ,Atletiko Madrid, Valencia apo Sevilja. Kjo finale, është vendosur të luhet në ‘La Cartuja’ të Seviljes.

Natyrisht, për shkak të emergjencës së koronavirusit,f inalja është shtyrë në një datë për t’u përcaktuar. Të dy ekipet baske nuk mund të kenë mendjen te derbi i parë bask në Kupë…

Sakaq, klubet e Bilbaos dhe Sociedadit, kanë kryer një gjest special teksa së bashku kanë përcjellë një mesazh për dy tifozeritë: “Të gjithë do të fitojmë finalen kundër Covid-19″. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!