Shaland sqaron pozicionin, ‘s’ka presion mbi mua’

Bernard Shaland, tekniku që i ka dhënë shkëlqim përfaqësueses së Kosovës, që nga fillimi i tij, befas ditët e fundit, u përfshi në diskutime. Bëhët fjalë për të rinovuar ose jo me ‘dardanët’.

Spekulimet nisën të shkojnë deri atje saqë zviceriani dhe fati i tij te Kosova, varej nga kualifikimi i Kosovës në Europian.

Por gjithçka vjen e zbardhet nga vetë tekniku i cili për ‘futbolli.info’.ka rrëzuar aludimet.

Sa u përket spekulimeve rreth vazhdimit të kontratës sime me FFK-në dua të bëj të qartë se qëllimi im është për ta vazhduar bashkëpunimin me FFK-në, siç jam i sigurt se ky është edhe qëllimi i drejtuesve të FFK-së. Problemi i vetëm aktualisht është situata me koronavirusin. Sapo të kalojë kjo periudhë, jam i sigurt se do ta gjejmë zgjidhjen për vazhdimin e kontratës”.

Play offi: ?

Po përsëris atë që e kam thënë edhe në një intervistë në Zvicër, që aktualisht ka prioritete tjera për shkak të koronavirusit.

Kur kjo situatë e pazakontë të përfundojë, atëherë do të jemi edhe më shumë të fokusuar për ta përgatitur ekipin për dy ndeshjet e radhës, që janë tejet të rëndësishme për ekipin kombëtar, por edhe për Kosovën si shtet.”- ka deklaruar trajneri i Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!