Shaland: ‘Besoj në objektiv, mos më prekni pagën…’

Nga Zvicra tekniku seleksionues i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland ka zbardhur për ‘Supersport’ disa nga dilemat e fundit që shtypi sportiv i ka sjellë rreth tij.

Kontrata e re me kusht kualifikimin e Kosovës në Europian, nuk është mohuar nga trajneri që gjithsesi, beson se Kosova do të dalë e suksesshme nga gjysmëfinajla dhe finalja eventuale në ‘Play-off’ të Nations League.

Flet Shaland:

Vijimësia me Kosoven pas fund kontratës në mars?

Dëshiroj të vazhdoj edhe pse nuk kemi bërë ende një mbledhje dhe kontrata ime nuk është problem në këto momente. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe do të flas me Federatën për të gjetur një marrëveshje shumë shpejt. Nuk e di nëse do të jetë e fundit apo jo. Unë mendoj për të tashmen dhe nuk e di çfarë do të ndodhë.

Shqipërinë në grup gjatë shortit të nations?

Ne kemi luajtur ndaj tyre dhe ishte një ndeshje e mirë. National Leauge është një kompeticion që të jep mundësi për të luajtur në Europian. Kemi një grup të fortë tani. nuk e pashë si problem” .

Kosova dhe e ardhmja?

Kosova është një skuadër e re dhe nuk kemi nevojë për shumë lojtarë, por për ata që janë shumë të mirë. Tani kemi kohë dhe kemi 6 ndeshje për të parë futbollistë të rinj.

Nuk është problem për të folur tani për lojtarë të rinj dhe ne do të ndërtojmë skuadrën më të mirë. Është shumë shpejt për të folur për listën e lojtarëve në dhjetor, pasi ne mund të zbulojmë futbollistë të rinj.

Është puna ime të flas me këta lojtarë për të ardhmen, por skuadra tani ka bërë një punë shumë të mirë. Kosova është e hapur për të marrë lojtarë të tjerë në skuadër.”

Reduktim të pagës?

“Mendoj se pagesa është pagesë. Ndoshta do të flas me Federatën për një ulje-ndër të tjera Shaland.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!