Herolind Shala: ‘75% na paguan shteti’

Herolind Shala mesfushori kosovar i ftuar në ‘FanZonë’ të Supersport, deklaroi sot se kampionati norvegjez i parashikuar të niste të shtunën e kaluar, është shtyrë për në qershor.

Për spostimin e ndeshjes Maqedoni e Veriut-Kosovë për gjysmëfinalen e ‘Nations League’, Shala tha: ” Të vjen keq, ishim përgatitur për të luajtur një sfidë të madhe…”

Por kulmi i deklaratës së lojtarit 28 vjeçar gjatë bisedës video-konferencë, mbrriti kur lojtari që u la jashtë liste nga De Biazi në 2016-tën tha se: “paga prej 100% do ti paguhej 25 % nga klubi dhe 75% nga shteti norvegjez”.

Në fakt Shala thuajse gjithë karierën e tij futbolistike me klubet e ka përqendruar në Norvegji.

Katër sezonet e para në elitë me Odd dhe më pas me Start në 2018-tën. Për tu akomuduar së fundi me Valerangën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!