Kumbulla pranë Interit, zikaltrit rrisin ofertën…

Marash Kumbulla vazhdon të jetë epiqendra e vëmendjes së tregut të verës. ‘Arena’ raporton se Inter ka bërë lëvizjet e saj, dhe marrëdhëniet me Veronën dhe agjentët e mbrojtësit janë shumë të mira.

Qendra e kombëtares shqiptare do të transferohej te Interi shpejt, megjithëse mbetet prezente mundësia që Interi të largohet disi nga Kumbulla edhe për një vit. Natyrisht duke e lënë në huazim te Verona.

Inter po punon paralelisht për të marrë sherbimet e belgut Jan Vertonghen. Sidoqoftë, marrëveshja me shqiptarin pritet të mbyllet për 20 milion euro. Pa llogaritur këtu rinovimet e mundëshme për të huazuarit Federiko Dimarko dhe Edie Salsedo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!