Ronaldo shkel rregullat në Madiera…

Pedros Ramos, këshilltari shëndetësor i Madieras, akuzon Kristiano Ronaldon se po shkel rregullat shëndetësore në Portugali.

E gjitha kjo pasi sulmuesi i Juves është parë të stërvitet në stadiumin ishullor. Reagime negative kanë ardhur edhe nga Lisbona.

Pas pamjeve me foto, teksa Ronaldo shihet duke u stërvitur në stadiumin ‘Deportivo Nacional’, në Choupano, shefi i shëndetësisë tha: “Ronaldo nuk ka leje të posaçme për tu trajnuar “– shprehet Ramos në konferencën për shtyp të azhornimit ditor për Covid-19.

Ronaldo ka të drejtë të stërvitet për aq kohë sa respekton rregullat si të gjithë qytetarët. Nuk ka asnjë privilegj për të”– deklaroi zyrtari nga Madiera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!