Strakosha, gati firma afatgjatë…

Tomas Strakosha portieri kuqezi në forcë të Lacios në Seria A, është gati të rinovojë për bardhekaltrit. ‘La Gazzeta dello Sport’, thotë se portieri Shqiptar pasi u pozicionua si portier titullar te Lacio në moshën 21 vjeç, i ka dhënë garanci në vijim kuadratit të ekipit nga kryeqytati italian.

Tani, teksa pak javë më parë bëri 25 vjeç, Strakosha ka gati kontratën e re e cila sipas mediave përtej Adriatikut, duket se do të jetë afatgjatë në kohë dhe e pasur në shifra ekonomikë.

Strakosha pritet të firmosë deri në vitin 2025 me lacialët. Pas tri kupave të fituara, portieri shqiptar shumë pranë titullit kampion në Seria A ndërsa skuadra e tij gjendet 1 pikë larg Juves kryesuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!