Suarez: ‘Nuk e braktis Spanjën…’

Polemikat na kanë lënduar, marrëveshja nuk ka qenë asnjëherë problem

Luis Suarez në fazë rekuperimi, ndrshe nga disa futbollistë të tjerë, zgjodhi të qëndrojë në Spanjë. Koronavirus ka goditur fort shtetin iberik me futbollin që nuk bën përjashtim. Për vëndlindjen ka deleguar ndihmë për 500 familje në nevojë.

Asnjëherë nuk kam menduar të braktis Spanjën gjatë karantinës” -nis Luis Suarez për radion uruguaiane ‘Sport 890’. Sulmuesi i Barcelonës, më tej, flet për ditët dhe javët që po kalon në Barcelonë.

Këto ditë?

“Ata gjithmonë na kanë rekomanduar të qëndrojmë në shtëpi dhe unë po e bëj këtë. E di që në Uruguaj situata është e vështirë sepse shumë njerëz jetojnë çdo ditë situatën.

Është e ndërlikuar, por nëse nuk ecim të gjithë bashkë, do të jetë e vështirë të dalësh prej pandemisë”.

Ulja e pagave?

Ne po mundoheshim të ndihmonim klubin dhe punonjësit. Polemika na ka lënduar, marrëveshja nuk ka qenë asnjëherë problem ”-tha sulmuesi blaugran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!