Presidentja që vizitoi Laçin, jep dorëheqjen…

‘Presidente me zemër të madhe, thjeshtësia dhe bujaria, tipar dallues të saj – shprehej zv. trajneri Hima pas kthimit nga Izraeli të takimit Ber Sheva-Laçi korrikun e kaluar….
Alona Barkat, presidetja e Hapoel Ber Sheva, jep dorëheqjen.Gruaja e fortë e skuadrës izrealite, pas kundërshtisë së futbollistëve dhe stafeve, për të reduktuar pagat,më në fund është dorëzuar.
Në faqen zyrtare të klubit, Barkat e cila vizitoi Laçin verën e kaluar, teksa Ber Sheva dhe Laçi u ndeshën në Europa League (1-1 në Laç dhe 1-0 në Ber Sheva), ka postuar lajmin me gjithë argumentat shoqërues.
Refuzimi për të ulur pagat nga vetë futbollistët shkak…
” Pas 14 viteve të mrekullueshëm dhe shumë momenteve emocionuese, jam e detyruar të përshendetëm. Ëshë një vendim i vështirë, i dhimbshëm, por lojtarët që refuzuan programin e emergjencës që unë kam sugjeruar për të shkurtuar pagat e tyre nuk më kanë lënë asnjë rrugë tjetër. E shoh krizë besimi që nuk ka kthim.”- ndër të tjera Alona Barkat.
