Lajpcig dërrmon Murinjon, Atalanta prek historinë…

Lajpcig-Totenhem 3-0   (Sabitzer 10′, 22′, Forsberg 87′)

Valencia-Atalanta 3-4  Gamiero 21′, 51′, Torres 67′ / Iliçiç 2′ (p), 42′ (p), 71′, 82′

Lajpcig pasi e tronditi në të vajtjes në ishull, mund thellë sonte Totenhemin e Murijnos në shifrat 3-0. Praktikisht skuadra e Londrës u fundos brenda gjysmës së parë të fraksionit të parë teksa e pa vetën poshtë dy golave të Sabitzer.

Julian Nagelsman,trajneri vendas, u shfaq mjaft i zoti duke mos u tërhequr me të tijtë gjatë gjithë kohës. Për të shënuar edhe të tretin me Forsberg tri minuta nga fundi.

Në një stadium të boshatisur, Atalanta gjen parasjësn e dytë (3-4) ndaj Valencias në ‘Mestaja‘. Iliçiç lojtari slloven i bergamaskëve, merr spaletat e një lideri absolut teksa dy herë me penallti dhe dy herë të tjera nga loja, fundos vendasit e Valencias.

Nuk pati ‘karikim’ nga tifozët spanjollë teksa pritën me ovacione autobuzin e skuadrës së tyre duke dhënë mesazhin se duan përmbysjen e madhe.

Italianët patën fituar takimin e parë 4-1. Kalimi në 8 më të mirat në Ligën e Kampionëve, historike për Atalantën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!