Seria A drejt ndërprerjes, Konte: ‘Të forcojmë kujdesin shëndetësor’

“Vështirë të bësh parashikime, është virus i ri…”

Kryeministri i Italisë Xhusepe Konte, intervistuar nga mediat vendase thotë se Covid-19, është një virus që nuk i dihet se kur përfundon.

Kjo do të thotë se edhe sporti, do jetë i varur nga ecuria dhe fazat e Koronavirusit i cili ka goditur fort fqinjët tanë.

Unë kam bërë një tampon. Jam negativ. Është e vështirë të bësh parashikime sepse ne po ballafaqohemi me një virus të ri. Ne do të marrim masa të rrepta për të parandaluar atë që ndodhi”.


Kur do të dalim nga situata?

Unë dua të jem i sinqertë dhe i qartë, si gjithmonë. Në këtë moment është shumë e vështirë të bësh parashikime, sepse ne po përballemi me një virus të ri dhe me një normë virale që ne jemi akoma duke e përjetuar.

Qeveria koordinon masat organizative me intensitet dhe përqendrim maksimal Janë dy objektiva që duhen arritur.

Të përmbahemi nga përhapja e virusit dhe forcimi i strukturave të kujdesit shëndetësor, në mënyrë që ata të mund të përballen me sukses me këtë sfidë. Ne jemi një vend i fortë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!