Partizani e Kukësi, e hëna e hidhur

Kategoria Superiore, java e 26-të.

Skënderbeu- Kukësi 2-1 (Bregu 24′, Dita 34’/ Ethemi 44′)

Vllaznia-Partizani 1-0 (Gilman Lika 35′ pen)

Tirana feston në dy ditë. Pasi fitoi dje me kurbinasit 1-0, sot skuadra e Emanuel Egbosë, mori një dhuratë nga Skënderbeu teksa mundi Kukësin 2-1.

Edhe në Shkodër shenja 1 shkon për Vllazninë. Mund Partizanin dhe e ‘stakon’ nga ëndrra për të mbrojtur titullin….Shkodranët tani të qetë me vështrimin lart.

Në 18:00, dy takimet e mbetura të javës së 26-të, Vllaznia- Partizani dhe Skënderbeu- Kukësi, u luajtën pa tifozë. Vendimi i sotëm nga Sektori i Garave, pas zhvillimëve me dy raste Koronavirusi në Shqipëri, u bë realitet.

Në Korçë, Kukësi pa tre lojtarë titullarë, Musta, Shkurtaj dhe Teqja, e ka të vështirë përballë vendasëve të Ilir Dajës.

Orges Shehi aq i duratokitur dhe i vlerësuar për një dekadë si pjesë e korçarëve, duhet të ‘firomosë’ humbjen. Situata e rëndë te verilindorët. 9 pikë larg kreut, duket e pamundur për tu rekuperuar….

Në ‘Loro Boriçi’ rrëzohet përfundimisht Partizani ‘italian’. Vendos goli i kapitenit Gilman Lika pas një penalltie në të 35-tën. Gjyqtari Cjapi i jep një ‘dorë’ me atë penallti të dyshimtë akorduar për Vllazninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!