Panik te Ajaksi, tekniku Polsen në karantinë

Trajneri i Ajaksit, Erik Ten Hag, është përpjekur të largojë panikun dhe të qetësojë të tijët nga frika e një infektimi të mundshëm me koronavirus. Ai njofton, se danezi Kristian Polsen, pjesë e stafit teknik të “harkëtarëve”, i dyshuar me konoravirus, është futur në karantinë.

“Unë u paralajmërova nga stafi mjekësor dhe këshillat e tyre më duhet t’i dëgjoj. Mjeku mori përgjegjësinë për njoftimin e ekipit. Paraprakisht, futbollist qëndruan në shtëpi.

Ata nuk janë të infektuar dhe nuk kanë simptoma të koronavirusit. Në këtë mënyrë nuk ekziston rreziku i infektimit. Pa dyshim që ky nuk ishte një lajm i mirë, por tani ne të gjithë u qetësuam”, ka deklaruar trajneri Ten Hag i Ajaksit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!