Real magjik, klasikja mbetet në Madrid

La Liga, java e 26: Real Madrid- Barcelona 2-0 (Vinicius 71′, Diaz 90+2)

Klasikja është e Real Madridit. Në ‘Santiago Bernabeu’, aty ku askush nuk e ka mendjen te ‘koronavirusi’, të zotët e shtëpisë, mundën përmes spektaklit 2-0 Barcelonen e Kike Setien.

Dy gjigandët e La Liga-s vinin në këtë klasike më të karikuara se kurrë. ‘Galaktikët’, ndërsa një javë më parë linin kreun pas blofit ‘Levante’, u panë shumë të vendosur për të fituar tri pikë.

Barcelona me disa ndryshime por me bazën Mesi, Ter Shtegen, Pike, Buskets apo dhe të rikthyerin Zhordi Alba, e nisën nën tonusin e zakonshëm.

Edhe pse kështu, përballë skuadrës së Zidan, blaugranët i afrohen disa herë golit. Grizman humbet një mundësi ideale në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Reali ka një marsh më shumë dhe kjo vihet re shpejt. Inkursionet e Marselos e kryeisisht të Vinicius, falë punës së shkëlqyer në grup, bëjnë që topi të gjëjë strehë më shumë te zona e miqve.

Pas një pritjeje spektakolare të Ter Shtegen në rastin Isko, vjen momenti Kros. Gjermani me një ‘regji’ shembull, nis Vinicius në thellësi. Brazilani 19 vjeçar, merr krahun dhe godet në portë. Devijimi i Pike, shtang portierin me topin që përfundon në rrjetë.

Premiast për të parë lojë e klas në vijim nuk zhgënjejnë. Mesi, pak aktiv në këtë ndeshje përpiqet të ftojë të tijtë për ngulmuar e eveituar humbjen.

Reali është aty. Mjaft i frikshëm në daljet e shpejta. Një nga këto rezultoi fatale në fund teksa Mariano Diaz, gjeti edhe golin e dytë. Thuajse fotokopje e golit të parë.

Entuziazëm për fitoren e tri pikë për të rimarrë kreun. Lajmi se Ronaldo paradite është parë në Madrid, duket se ka karikuar më shumë ish- skuadrën. Reali ishte si në kohë të arta. Drejt 34-ës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!