Klasikja, Real-Barcelona mbërthen botën…
Nesër në mbrëmje ora 21.00 Real Madrid-Barcelona. Në ‘Santiago Bernabeu’ dy skuadrat më të mëdha të botës me 55 (Barcelona) dhe 53 (Real) pikë pas 25 javëve në ‘La Liga’.
Shtypi sportiv ka nisur ‘bëmat’. Mes tyre ‘Mundo Deportivo’ dhe ‘Marca’. Pikante dhe detaje. Serxhio Ramos dhe Lionel Mesi rekord me prezencat në fushë si kundërshtarë…
“Ai vjen, ai vjen”.
Ky është titulli i gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo’ në lidhje me Leo Mesin në funksion të takimit të nesërm mes Real Madrid dhe Barcelonës. ‘Mesi do të jetë i motivuar dhe i aftë për t’u rikthyer si mbreti i klasikës,– shkruan gazeta.
‘Kapitulli 41’.
Ky është titulli tjetër që gazeta spanjolle ‘Marca’ i kushton klasikes midis Real Madrid dhe Barcelonës në program nesër në mbrëmje në ‘Bernabeu’.
Por 41, është numri i përballjeve individuale mes dy ikonave të klubëve respektivë. Serxhio Ramos nga njëra anë dhe Leo Mesi nga ana tjetër me prezencat në fushë që nga 2005.
Figuron dueli më i përsëritur individual në historinë e ndeshjeve mes Realit dhe Barcelonës.
Ndërkaq, Kurtua portieri i Realit, i hedh ‘benzinë zjarrit’. I pyetur për Mesin, portieri belg, ka deklaruar se Mesi do studiohet sikur të ishte lojtar i Seltës apo Levantes.