Koronavirus/ Honved pezullon trajnerin italian

Italianët të ‘padëshiruar’. Koronavirusi ardhur nga Uani në tokën e fqinjëve, ka alarmuar edhe vendet ku jetojnë e punojnë qytetarë nga gadiushulli Apenin. Por ajo që ngjau te klubi i Budapesit, Honved, i kalon parashikimet.

Sipas vetë klubit në një postim në Facebook, Honved Budapest, ka vendosur të pezullojë trajnerin e tij, italianin Xhuzepe Sanino, sepse ai dhe zëvendësi i tij Alesandro Reçenti mund të kenë rënë në kontakt me njerëz që jetojnë në zonat ku është përhapur çështja koronavirus, në Lombardi.

Në vendin e tij të shtunën për të drejtuar ekipin kundër Diosgyor do të jetë Istvan Pisont.

Honved gjithashtu saktësoi që Sanino dhe zëvendësi i tij, nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë. megjithatë, dyshja italiane, nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit. Një masë paraprake. Së paku paër ca kohë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!