Tirana shpërndan ‘qarkoren’, ‘ju presim’

Tirana sikundër po rezulton në ‘terren’, po i merr të gjitha masat organizative për të patur një derbi me Partizanin në kushte optimale.

‘Sporti im.al’ shkroi dje se klubi bardheblu, do të dalë së shpejti me një ‘qarkore’. Ajo nuk ka vonuar.

24 herë kampionët e Shqipërisë, udhëzojnë gjithë mbështetësit e tyre por jo vetëm që të marrin disa nisma vetjake apo në grupe për të qënë të mirëpërshtatur me rregulloren dhe etikën të premten në ora 19:00 në ‘Air Albania Stadium’.

Klubi poston:

Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore.

Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.

Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse.

Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Cdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Cdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.

Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!