Trashi del nga spitali….

sportiim2

U dëmtua gjatë takimit Partizani-Bylis në një përplajse me lojtarin e skuadrës së tij portierin Hoxha dhe më pas u largua nga stadiumi.

Dëmtimi i Lorenc Trashit figuroi më i rëndë nga sa u parashikua dhe futbollisti iu nënshtrua kontrollëve dhe më pas shtrimit në spital.

Gjithësesi, anësori i të kuqve duket se e ka lënë pas më të keqen pasi klubi njofton se Trashi, sot ka lënë spitalin.

Ndërkaq, Partizani njofton se një tjetër lojtar i Sormanit ka pësuar dëmtim. Këtë radhë është mesfushori Romero.

Ngjau gjatë takimit Tirana B-Partizani B, teksa pas dëmtimit venezueliani është shoqëruar me autoambulancë drejt spitalit.

Postimi i klubit:

‘Lorenc Trashi ka lënë sot ambientet e “Spitalit Amerikan 3”.Titullari i kuq, i cili pësoi një dëmtim gjatë takimit Partizani – Bylis, përgjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë nën mbikëqyrjen e specializuar të stafit mjekësor. 27 vjeçari tashmë do të nisë periudhën e riaftësimit’ -shkruan klubi në rrjete.

?>