Javën e ndez derbi, Teuta e Vllaznia duan pikë…

Vemendje maksimale për derbin 157-të në program nesër. Tirana kryesuese do të presë në ‘Air Albania Stadium’, Partizanin në një sfidë që askush nuk mund ta ‘humbasë’.

Vendasit bardheblu, në shendet të plotë teksa kryesojnë me 44 pikë, duan të ruajnë vazhdimësinë e rezlutateve pozitive ndërkohë që te ‘Demat’, dështimi duket se i nxjerr jashtë loje për të mbrojtur titullin.

Të dy kampet janë përgatitur thuajse në heshtje. Risi, kthimi Esat Malës te të kuqtë pas një pezullimi që nga mesi i nëntorit të shkuar…

Në ‘Niko Dovana’, një tjetër duel i ndezur. Teuta e Martinit, pas asaj humbjeje dramatike në Korçë 3-2, ndërsa në fund Kallaku humbi penalltinë për eventualen 3-3, do bjëjë gjithçka për të mundur Kukësin.

Nënkampionët, vijnë pas humbjes me Tiranën. Gjici, presidenti i Nderit verilindor, ka deklaruar se pret tri fitore radhazi…

Ndërkaq, çiftet Luftëtari- Laçi dhe Bylis- Flamurtari, duket se favorizojnë skuadrat mallakastriote dhe kurbinase.

Si te Bylis ashtu dhe te Laçi, ka rikthime dhe ndaj skuadrave të fund tabelës, mund të jenë më të vendosura për të marrë pikët maksimale.

Histori tjetër në ‘Loro Boriçi’. Në tempullin shkodran, zhvillohet përballja Vllaznia- Skënderbeu. Çuditëirisht në pozita për ti lënë njëra-tjetrës vendin e tetë në klasifikimin provizor.

Programi i javës së 24:

Tirana- Partizani (e premte ora 19:00)

Të shtunën:

Ora 14.00

Bylis- Flamurtari

Luftëtari- Laçi

Ora 17:00

Teuta- Kukësi

Vllaznia- Skënderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!