Biletat në treg, Tirana plan ekstra

Tirana përshpejton procedurat dhe nis anagzhimin për të bërë gati ndeshjen e sezonit me Partizanin.

Të premten në ‘Air Albania Stadium’ ora 19:00, derbi i madh i kryeqytetit. Klubi pritës Tirana, udhëheq Superioren me 44 pikë pas 23 javësh ndërsa të kuqtë, pozicionohen në vend të tretë me 38 pikë.

Mësohet se klubi bardheblu, përpos publikimit të situatës me biletat, do të nxjerrë së shpejti edhe një ‘qarkore’ lidhur me porositë për mbështetësit e tij në tribuna.

Klubi ka postuar:

“Dalin në shitje biletat për ndeshjen e rradhës KF Tirana – KF Partizani
Çmimet janë të njëjta me përballjen e parë të luajtur në “Air Albania”

Pikat e shitjes:

1. Biletaria “Selman Stërmasi” 09:00-19:00
2. Dyqani FSHF tek “Rruga Elbasani” 10:00-18:00
3. Biletaria në krah të Neptun “9 Katëshet”
4. Ish-Fusha Aviacionit godina 14-15 “All in One”
5. Online https://ebileta.al

🔵 Shënim: Të gjithë personat e pajisur me abone sezonale do të kontaktohen nga klubi për paisjen me biletë në sektorin ku kanë abonenë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!