Nikolin Çoçlli jep dorëheqjen nga Luftëtari…
Nikolin Çoçlli nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Luftëtarit të Gjirokastrës. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur sot per mediat vetë tekniku kryeqytetas. Pas humbjes 4-0 të bluzinjve të shtunën ndaj Vllaznisë, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, trajneri Nikolin Çoçlli u ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të skuadrës së Luftëtarit.
Pas Klevis Dalipit në fazën përgatitore, Klodian Duros për pak javë në fillimin e kampionatit dhe ne vazhdim grekut Jorgos Marantas, trajneri kryeqytetas Nikolin Çoçlli që mori drejtimin e skuadrës gjirokastrite në janar të këtij viti, është tekniku i katërt që largohet nga pankina e Luftëtarit.
Me shumë gjasa, besohet se skuadrën gjirokastrite për vazhdimësinë e kampionatit ta drejtojë gjirokastriti Neritan Novi, i cili ka qenë prej kohësh pjesë e stafit teknik të Luftëtarit dhe i ka drejtuar bluzinjtë në ndeshjet e fundit të vitit të shkuar. Po sot, pritet edhe zyrtarizimi i tij.