Shkëlqeu me Interin, Eriksen sërish nga…stoli

Kristian Eriksen tregoi magji në Europa League por Konte sikundër më herët, mund ta lërë danezin përsëri në pankinë.
‘Corriere dello Sport’ shkuan sot se mesfushori ende nuk ka besimin e teknikut zikaltër.

Vendimtar kundër Ludogorets në Razgrad në Europa League…

Deklaratat e teknikut pas takimit të parë kualifikues të europës, lejojnë të kuptohet se nesër në mbrëmje ndaj Sampdorias, ish-fantazisti i Totenhem, do të vazhdojë të vëzhgojë nga stoli.

Bashkuar me ekipin e ri, në më pak se një muaj, Antonio Konte mendon se Eriksen ka ende nevojë për pushim. “Ai duhet të punojë sepse mund të bëjë edhe më mirë,” tha tekniku nga Bullgaria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!