Alarmi, shtyhen takimet e Serisë A…
Më herët ishin anuluar takime deri te niveli ‘C’, (Piaçenca-Sambenedetese) por tani, për shkak të koronavirusit, te zona e italisë së veriut, u vendos të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive.
Kështu, pas indikacionit të Qeverisë, Ministri i Politikave të Rinisë dhe Sporteve Vinçenzo Spadafora, i kërkoi CONI-t të ftojë Federatën Kombëtare të Sporteve, Disiplinat e Asociuara dhe Organet e Promovimit të Sportit, për të pezulluar, për ditën e dielë, 23 shkurt, të gjitha aktivitete sportive të planifikuara në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.
Nga seria A, në program sot, u anuluan takimet Verona-Kaljari, Atalanta- Sasuolo dhe Inter-Sampdoria. Do të luhen sipas programit vetëm ndeshjet Xhenova- Lacio, Torino-Parma dhe Roma- Leçe.