Partizan kokëlartë, Telushi goleadori i javës me ‘5 gola…’

Kategoria Superiore, java e 22-të: Laçi- Partizani 1-3 (Xhixha 28’/ Telushi 31′,82′, Bitri 34′)

Laçi del kokëulur në shtëpiaken ndaj Partizanit. Pas eleminimit në Kupë nga Bylis, kurbinasit pritej të ishin të karikuar në duelin me të kuqtë por edhe sot ata kanë zhgënjyer totalisht.

Është Partizani ai që dukej mjaft i vendosur në fushë për të bërë rezultat. Minutat e para janë nën kontrollin e tyre. Megjithatë bardhezinjtë në të parin aksion të rrezikshëm nga e djathta, krijojnë mundësinë dhe shënojnë me Xhixhën në të 28-ën.

Por ende pa kaluar tri minuta, Partizani reagon duke hedhur tutje brengat e dëshpërimit dhe pas një goditje standarte, barazon me Telushin.

Mur i vendosur keq nga Stazhila me moldavin që nuk reagon aspak mirë. Barazimi i jep edhe më tepër kurajo skuadrës së Sormanit ndërsa pas tri minutave të radhës, shënon golin e dytë me Bitrin.

Nga këndorja, topi gjën beratasin i cili me një prekje të lehtë me kokë depoziton në rrjetë.

Pjesa e dytë sërish e ndezur. Kurbinasit përpiqen të marrin inisitaven por te radhët e tyre, përjashto Xhixhën, të tjerët duket sikur janë ‘out’.

Përifton Partizani teksa pas një skeme nga loja e ndaluar, realizon të tretin. Këtë radhë kryevepra e Telushit përkthehet në gol sigurie. 1-3.

Pas takimit, Cungu ka shpjeguar disa nga mangësitë dhe problemete Laçit. Mungesat e Tekos dhe Deliut, ia kanë vështirësuar punën. Në këtë ndeshje, Cungu nuk kreu asnjë zevëndësim….

Humbim tre ndeshje rresht brenda një jave, ku është e njëjta histori. Ekipi luan, sulmon, krijon mundësi, shënon, e çuditërisht për dy minuta pëson, më tepër për mospërqendrim tonin se Partizani sot i shënoi me goditje standarde, e pafalshme t’ japësh mundësi kundërshtarit të të godasë në këtë mënyrë, keqardhje e madhe.

Lodhja është shumë e madhe, janë bërë 8 ndeshje rresht, e pamundur për ta përballuar me të njëjtët lojtarë, vjen një moment që është e vështirë për ta përballur. Keqardhja është jo e vogël për mënyrën se si pësojmë golat.

Ia krijojmë vetes problematikat më shumë se sa kundërshtari, duhej të merrte fund shpejt kjo situatë por fatkeqësisht në 3 ndeshjet e fundit po na krijohet kjo problematikë.’-ndër të tjera Armando Cungu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!