Laçi- Partizani supersfida, Bylis, ballazi me Kukësin…

Kampionati ka hyrë në ‘shina’. Skuadrat me objektivë të vjetër apo të rinj, tani e tutje me ‘laps’ në dorë. E 22-ta, pas barazimit të sotëm Tirana-Skënderbeu (1-1) luhet nesër…

Bylis do të presë Kukësin e vendit të parë në ‘Adush Muça’. Skuadra e Dovedan, pasi eleminoi Laçin në mesjavë në Kupë, tani ka gati betejën me verilindorët kryesues.

Një sfidë me karakteristika të larta sportive pritet ajo mes Laçit dhe Partizanit. Të dyja skuadrat figuruan zhgënjimi i madh në Kupën e Shqipërisë dhe tani pas eleminimit iu mbetet rruga e kampionatit për të mbrritur në ‘europë’.

Luftëtari në duelin me Flamurtarin. Dy skuadrat edhe pse matematika i mban në lojë, janë fare pranë largimit në fund nga Superiorja. Një fitore e Luftëtarit, fundos vjonjatët dhe ndez ato pak shanse të veta për të qëndruar.

Mbyll Teuta- Vllaznia në 17:00 në ‘Niko Dovana’. Durrsakët për të marrë vendin e 3 përmes kombinimit të sfidës së Laçit, ndërsa Vllaznia për të konfirmuar se kanë vijimësi në rezultate.

Ndeshjet ora 14.00:

Laçi- Partizani

Bylis- Kukësi

Luftëtari- Flamurtari

Teuta- Vllaznia (17:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!