Tirana ndal vrullin, Kale nuk mjafton…
Kategoria Superiore, java e 22-të: Tirana- Skënderbeu 1-1 (Kale 80’/ Bregu 28′)
Tiranë e bukur për tu parë në afro 30 minuta lojë…
Në ‘Air Albania Stadium’, bardheblutë pritën Skënderbeun e Korçës për javën e 22-të.
Në pjesën e parë, Kale shfaqet i mbarsur me fantazi, krijon raste e jep spektakël. Kryesisht në të majtë.
Në kahun tjetër është Kobina i cili luan thuajse në perfeksion.Edhe Batha e Celhaka fitojnë topa e inspirojnë vijën e parë.
Tirana i afrohet disa herë golit por ai do të vijë nga kahu tjetër. Është e 28-ta teksa Skënderbeu, shënon me Bregun.
Aksion i shpejtë nga krahu i djathtë me një harkimin në qendër, mbrojtja bardheblu me Dokën e Osmanin nuk largojnë një top të dyzuar dhe Bregu ‘snajper’ në zonë, e kalon në rrjetë.
Luan sërish mirë Tirana me Ngonë që godet mirë në të 34-tën. Topi prek traversën dhe del jashtë. Fraksioni i parë nuk dhuron më tej…
Në gjysmën e dytë të ndeshjes, vendasit janë sërish kërkues. Veçse me kalimin e minutave, ka pakëz amulli. Bie disi Kale teksa Kobina edhe pse ruan staturën e 45 minutave të para, e tepron herë-herë me mbajtjen e topit.
Gjithësesi, Tirana mbetet përpara dhe nis të shtojë presionin te porta e Koliqit. Është Osmani ndërsa sheh ti kalojë një top-gol para këmbëve te shtylla e dytë ndërsa pas tij, Hasani pas murit të Ngosë, humb rastin ideal për të barazuar.
Por ishte e thënë që Tirana e Egbosë të ruajë paprekshërinë e takimëve pa humbjeve. Në të 80-tën ka faul për bardheblutë. Luhet shpejt, topi shkon te Ngo dhe në zonë shtyn Kale për 1-1.
Në fund Skënderbeu ka shansin e artë për tu kthyer në avantazh mirpo një top i Gripshit ndalet mbi vijën e portës nga Hoxhallari.
Mbyllet barazim, Tirana e Kukësi në kuotë të barabartë pikësh në krye…