Daja: ‘Skënderbeu ka eksperiencë për takime të mëdha’

Në vigjilje të takimit me Tiranën në transfertë, (nesër ora 17:00), trajnari i Skënderbeut, Ilir Daja, ka vlerësuar kundërshtarin dhe ambientin ku do luhet ndeshja ndërsa ka shtuar se korçarët, dinë të sillën si profesionistë ndaj skuadrave të forta.

Për “Topchanel”, Ilir Daja është shprehur:

Tirana?

Është një ndeshje e vështirë përveç se është ndeshja e radhës, sepse luajmë kundër Tiranës që është duke kaluar një formë shumë të mirë.

Është një ekip me një kontigjent shumë të mirë lojtarësh. Stafi ka bërë punë shumë të mirë, doja të komplimentoja dhe Egbonë për rezultatet që ka arritura si trajner”.

Stadiumi?

Stadiumi ka cilësi është kënaqësi më shumw se problematikë. Një pjesë të lojtarëve që ka Skënderbeun kanë eksperiencë për ndeshje të tilla, ndonëse kemi edhe të rinj pa eksperiencën e duhur për të tilla ndeshje”, – tha Daja në prag të sfidës me Tiranën në ‘Air Albania Stadium’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!