Kombëtarja e moshave për femra, fitorja e dytë…

Kombëtarja e femrave U-16, ka korrur fitoren e dytë në Turneun e Zhvillimit të UEFAs, që po organizohet nga ana e FSHF në Tiranë dhe Elbasan.

“Vajzat kuqezi të drejtuara nga tekniku Agustin Kola, triumfuan me rezultatin 3-1 përballë Gjeorgjisë. Golat u shënuan nga Qosja ’19, Coka ’44 dhe Shahaj ’60. Goli i vajzave gjeorgjiane u shënua nga Sulashvili në minutën e 21.

Kjo ishte një ndeshje e shkëlqyer e vajzave tona ku pati interes si kurrë më parë nga ana e të rinjve, nxënësve dhe studentëve që mbushën uleset e Air Albania Stadium.

Në fund të takimit, vajzat kuqezi, u bënë një thirrje të gjithë të rinjve, nxënësve, studentëve dhe prindërve t’i mbështesin në ndeshjen e fundit përballë Malit të Zi, ditën e dielë, datë 16 shkurt ora 14:00 në Air Albania Stadium, ku hyrja është falas’-shkruan FSHF në zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!