Troisi: ‘Më mirë shtypni një robot…’

Flamurtari akuzon për gjykim plot gabime në takimin e Kupës së Shqipërisë në Vlorë kundër Vllaznisë duke aluduar se eleminimi në Kupë, ka ardhur jo nga fusha….

Gjykimi i ndeshjes Flamurtari- Vllaznia, iu besua ndërkombëtarit Enea Jorgji, i cili pas disa javëve pezullim, iu rikthye zanatit.

Sakaq, Marselo Troisi, tekniku i ‘shumëshetitur’ i vlonjatëve, duket në sintezë me klubin teksa në profilin e tij në ‘Facebook’, kërkon që të vendoset sa më shpejt VAR-i dhe në futbollin shqiptar.

E ka konsideruar një “shfaqje groteske” akordimin e penalltisë për Vllazninë në minutën e 27′ të ndeshjes për të cilin Flamurtari pretendon se ishte dhuratë, pasi futbollisti i shkodranëve u hodh qëllimisht para mbrojtësit të Flamurtarit për të vjedhur penallti.

Në fakt Flamurtari, u vodh edhe në sfidën e kaluar në kampionat me Partizanin ndërsa Solomon simuloi pastër dhe fitoi një top nga 11 metra larg.

Nuk e kam mbështetur kurrë VAR-in, por pas asaj shfaqjeje groteske të arbitrave sot, pranoj 100% që të vendoset VAR-i. Më mirë shtypni një robot!”, shkruan tekniku brazilian.

Vllaznia fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Flamurtarit duke siguruar kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!