Laçi- Bylis, sfida e madhe e turit në Kupë

Nesër Kupa e Shqipërisë për 1/8, ofron disa takime te të cilat, ka ende llogari të ‘hapura’. Në të dy grupet A dhe B, spikat takimi i Laçit teksa skuadra e Cungut pret Bylisin e të kofrmuarit Dovedan (0-2 e vajtjes).

Nuk mbetet pas edhe sfida në ‘Elbasan Arena’ mes Partizanit pritës dhe Besëlidhjes së Lezhës (0-3). Në Vlorë Flamurtari pas barazimit në transfertë 2-2, diskuton turin me Vllazninë. Edhe Luftëtari pritet të provojë me Apoloninë (0-3).

Ndërkaq, kthyer te sfida Laçi- Bylis, në kampin kurbinas, shprehen se ky duel, do të jetë i luftuar nga minuta e parë e deri në fund.

Në 2016-tën bardhezinjtë pas barazimit jashtë (1-1), fituan 3-0 në shtëpi duke ecur më tej. Po ashtu edicionin e kaluar bardhezinjtë në 45 minutat e para, fituan 3-0 duke përmbysur 0-2 e ‘Adush Muçës’.

Me historinë në favor, teksa kurbinasit i kanë marrë edhe një trofe Bylisit në 2013-tën në ‘Qemal Stafën’ e dikurshme, por dhe me tifozët në krah, që paraprakisht lipset të blejnë një biletë, laçianët pritet të tentojnë…

Formacioni vertitet rreth performancës së fundit ndaj Kukësit. Dyshimi i madh, mbetet te aktivizimi i njërit prej futbollistëve më të mirë kurbinas Teko Franca Junior Guimaresh. Braziliani u dëmtua në transfertën me Vllazninë dhe është pikëpyetja e madhe e ditës..

Në kahun tjetër, Bylis thuajse i plotë. Përjashto Goxhën e pezulluar nga disiplina me 8 javë, të tjerët janë gati. Me mjaft interes pritet të shihet se si publiku vendas, do të presë ish- futbollistin e tyre Edison Ndreca, i cili në të vajtjes, shënoi golin e ‘sigurisë’ ndaj skuadrës së qytetit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!