Bojan Najdenov te Akademija Pandev

Bojan Najdenov, nënshkruan për Akademija Pandev. 28 vjeçari i cili luajti për Laçin përgjatë edicionit sportiv 2018-19, konsiderohej një ndër fantazistët më të mirë në Kategorinë Superiore të momentit.

Dëmtimet e dendura, privuan që maqedonasi verior, të qëndrojë më gjatë te bardhezinjtë.

Me skuadrën e re, Najdenov ka nënshkruar për një periudhë 6 mujore. Ai pohoi për ‘Sporti im.al’, se dëmtimet e vitit kalendarik 2019-të ishin 3. Najdenov thotë:

“Po kam nënshkruar për Akademija Pandev. Kisha oferta për tu kthyer sërish në Iran (ka luajtur 2017-18 me Estegal), por preferova të qëndroj në shtëpi. Së paku për këtë moment”- tha mesfushori nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq, te skuadra e re, Bojan Najdenov, do të gjëjë edhe shkodranin Ndue Mujeci i cili firmosi me Akademija Pandev në 10 janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!