Goxha rrezikon pezullim të gjatë…

Nga Erzeni te Tirana. Pasi doli jashtë planëve të kryeqytetasëve vjet në ‘krizë’, Jurgen Goxha këtë sezon, gjeti strehë në Ballsh duke qënë lojtar stabël.

Madje shpesh faktor e goleador. Por sot me veprimin e kryer në fund të takimit Bylis- Vllaznia ndërsa heq fanelën dhe ia ofron gjyqtarit, duket se ka kthyer në skenë një histori të së shkuarës.(Ish- lojtari i Partizanit Dhëmbi dikur në Peqin, Shkumbini- Partizani)

Masat pritet të jenë drastike. Gjithnjë nëse Komisioni i Disiplinës e merr në shqyrtim. Rrezikon deri në 8 javë pezullim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!