Mbreti i ‘Australian Open’….Xhokoviç
Mbyllet me fitoren e Xhokoviç finalja e ‘Australian Open’. Ndaj Domenik Tim, serbi fitoi në shifrat 4-6.
Austriaku Domenik Tim dhe numri 1 në botën e tenisit, serbi Novak Xhokoviç, luajtën finalën e meshkujve në ‘Australian Open’.
Takimi nisi me setin e parë të fituar nga Xhokoviç por në të dytin dhe të tretin, ishte surpriza e bukur Tim që ktheu rezultatin në favorin e tij.
Në setin e 4-ët, Novak Xhokoviç ishte absolut duke e fituar atë dhe dërguar finalën e madhe të Melburnit në setin final.
Me shifrat 2-3 dhe 3-4, u duk se seti i kampionit, do ishte në pikëpyetje për serbin i cili 7 muaj më parë pati fituar edhe ‘Uimbëlldonin’, por Xhokoviç ia doli ta mbyllë ne favor finalën e këtij seti në shifrat 4-6.