Leganes ndal Atletikon në derbi, ka gallatë me portierin Kuelar…

Derbi Atletiko Madrid-Leganes, përfunduar 0-0 degjeneron në fund. Pasi ka luajtur për 90 minuta pa iu drembur syri, skuadra e fundit e La Ligë-s, shpalos anën tjetër të medaljes duke provokuar me portierin Kuelar.

Ishte koha shtesë teksa portieri nis të improvizojë pritje të topit pas porte. E këshillon gjyqtari Antonio Mateu dhe pas fjalëve, ndëshkohet me të kuq.

Vonon për 4 minuta largimi i tij nga loja. Leganes i vesh një fanelë portieri Da Silvës dhe loja mbaron pas afro 1 minute (4 ishin minutat shtesë).

Ndërkaq, Atletiko Madrid pas turpërimit të dy ditëve më parë nga Leonsa në Kupë, humbet terren në La Liga dhe Simeone tani nis të prokupohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!