Eriksen pas firmës merr numrin 24

Pas një dite rutinë dje me procedurat mjeksore dhe disa detaje të vogla të kontratës, ka ardhur sot finalizmimi me firmën në kontratë. Kristian Eriksen, zyrtarizohet te Interi për 4.5 vite

7.5 milionë euro në sezon plus bonuset janë vlerat që do paguajnë drejtuesit e Interit për pagën e danezit. Pa përmendur këtu 20 milionë euro që shkojnë te arkat e Totenhem.

Mesfushori danez ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në fanelë. Pas numrit 23 te Totenhem, 8 te Ajaks dhe 10 te kombëtarja, duket se numri 24 vjen në një moment teksa e gjithë bota sportive, përjetoi lajmin e vdekjes tragjike të Kobi Brajant.

Numri mbetet rastësi…edhe pse ish- ikona e NBA-së mbante këtë numër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!