Dosti: ‘Partizani aktual, trishtues’

Golashënuesi i historisë Edmond Dosti, kampion me Partizanin në 1993-in, e ka humbur durimin. I dhemb fanela e kuqe po aq sa gjithë atyre që kanë kontribuar në dekada për Partizanin.
Nuk e ka aspak problem të udhtojë nga Austria ku jeton prej vitesh për një sfidë të ish- skuadrës së zemres me kundërshtarë…
Por humbja e djeshme shoqëruar me lojën me hope e për më tepër diferenca në pikë me kryesusin, e ka shtyrë kampionin të postojë në rrjete tekst-indinjatën e tij personale.
E ka me teknikët italianë ose thënë ndryshe me drejtuesit e klubit që verbërisht i’u besojnë pambarimisht të huajvë.
‘Trishtim dhe ndoshta dështim‘. Kështu e ka quajtur materialin në Facebook ish-numri 9-të i Partizanit dhe ekipit Kombëtar.
Nuk lë pa atakuar edhe futbollistët e huaj që ende nuk bëjnë diferencën. Në fund, betimi ‘PMTP’. Edmond Dosti e ka recetën gati….
