Teuta di si mundet…Bylis

Kategoria Superiore, java e 19-të: Teuta- Bylis 1-0 (L. Vila 11′)

Në “Niko Dovana”, përmes supergolit të Lorencio Vilës, Teuta ka mundur Bylisin e Ballshit.

Një sfidë e vendosur shpejt por më pas rezultoi tejet e luftuar. Me Teutën që më së shumëti u kujdes për të ruajtur shifrat dhe Bylisin që në pjesën e dytë e kanë kërkuar shpesh herë golin. Stivi Frashëri në një ditë fantastike ndal disa herë miqtë që sikurse edhe javën e parë të këtij edicioni, thyhen në Durrës.

Teuta ka marrë 3 pikë detreminante për vijimësinë dhe tashmë është afruar edhe më shumë me kreun.

Bylis nuk bën dot pikë në dy takime radhazi teksa precepitojnë poshtë kreut duke humbur disi terren. Pati kontestime për një penallti. Bylis ndihet i vjedhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!