Interi luan herët, derbi i Romës në epiqendër…

Me shpresën se Juventus mund të ndalet në mbrëmje në Napoli, Interi Milanos do jetë i gjithi i fokusuar në drekë, në përballjen e orës 12:30 ndaj Kaljarit.

Por Seria A, pas tri takimeve të djeshme me katastrofen e Torinos 0-7 ndaj Atalantës, luan shumë takime sot të javës së 21-të.

Kështu në orën 15.00 Verona ‘shqiptare’ pret Leçen. Në fushë edhe Sampdoria-Sasuolo dhe Parma- Udineze.

Ndërkaq, derbi i Romës me vemendje maksimale , nis në orën 18:00. Për këtë takim teksa Roma në takimin me Lacion figuron pritës, tekniku i ‘çelestëve’ Simone inzagi është shprehur se kërkon vazhdimësinë. ‘Derbet nuk luhen por fitohen’- ka preçizuar kreu i skuadrës laciale.

Në mbrëmje një tjetër duel i zjarrtë. Napoli i Gatuzos, do presë Juven në provën e forcës.

Ndeshjet sot: Inter- Kaljari, Verona- Leçe, Sampdoria- Sasuolo, Parma-Udinize, Roma- Lacio, Napoli- Juventus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!