Piatek ndrron fanelë, shkon te Hertha

Hertha e Berlinit, rrëmben polakun e Milanit, Kristof Piatek. Klubi gjerman nga kryeqyteti i Gjermanisë, ka ofruar 27 milionë euro për qendërsulmuesin e ardhur për 35 milion te Milani ndërsa së fundi nuk ka bindur aspak.

24 vjeçari i lindur në Krakovia (Poloni) i’u nënshtrua vizitave mjekësore dhe me gjasë do të përfitojë më shumë para te bardheblutë e Herthës.

Llogaritën rreth 4 milionë euro në sezon nga 2 që merrte te Milani. Te klubi ri, Piatek do të mbajë fanelën me numër 7-të.

Operacioni me Suzon të huazuar te Sevilja për 1.5 vite dhe të drejtën e spanjollëve për ta blerë për 21 milion euro, lëvizja e fundit e klubit të Milanit, me Piatek drejt Herthes, tregon se te ‘Djalli’, ka nisur mirëmenaxhimi i ‘pasurive’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!