Marseja ka një çështje, Boas kritika klubit…

Andre Vilash Boas, portugezi që mori drejtimin e Marsejës gjatë majit të shkuar ka bërë një punë kolosale te skuadra e famshme franceze.
Aktualisht qëndron e dyta pas gjigandëve të PSG, duke rritur rivalitetin me ekipin e miliardave.
Sidoqoftë te Marseja nisin të turbullohen ujrat.
Vetë tekniku duke komentuar lëvizjet e fundit në organikën drejtuese, ka hedhur pikëpyetje lidhur me vazhdimësinë.
Zhak Henri Eyraud, presidenti i klubit, ka njoftuar se dëshron të afrojë Aldridgen te klubi. Qëllimi? Të shesë sa më shumë futbollistë, kryesisht në tregun anglez.
Boas, ka thënë: “Erdha këtu sepse Marseja është një skuadër e madhe. Shkaku i dytë pse jam këtu, është prania dhe këmbëngulja e Andoni Zubizaretës.
Unë mund ta kuptoj atë (presidentin), por për mua gjëja më e rëndësishme është të mbaj të gjithë grupin tim dhe të arrijmë objektivat”-ndër të tjera luzitani që më herët ka drejtuar Porton, Çelsin, Totenhemin, Zenitin dhe Shangai SIPG.