Lioni ‘frena’ talentit, Reali gati ta rrëmbejë…

Klubi i Lionit prej vitesh është kthyer në një furnizues të skuadrave të mëdha europiane. Lojtarë të klasit botëror si Benzema, Lakazet, Umtiti, Toliso, Umtiti , kanë dalë nga Akademia e tyre.
Sakaq, Lioni ka evidentuar së fundi se në radhët e tij po shkëlqen një tjetër talent dhe se disa skuadra të mëdha janë gati ta ‘përpijnë’. Bëhët fjalë për 16 vjeçarin Rajan Çerki .
Në ndeshjen e Kupës ndaj Nantë, i riu i lindur në Francë nga prindër me origjinë italiane dhe algjeriane, shënoi 2 gola dhe dhuroi 2 asiste. Ai u pikas nga mjaft skautë të pranishëm në atë takim..
Real Madrid, i drejtuar nga Zidan, nuk ka qëndruar duarlidhur, teksa menjëherë është vënë në lëvizje.
Gjithësesi, Lioni po intensifikon përpjekjet për të rinovuar kontratën e talentit me një klauzolë largimi që vërtitet deri në 70 milon euro.