Erald Kolgega blu…

Klubi 18 herë kampion i vendit, Dinamo, po operon me kujdes në tregun e janarit. Pasi ka afruar disa elementë të ndryshëm nga vendi dhe jashtë, sot ka konfirmuar se ka rikthyer ish-lojtarin e saj Kolgega.

“Zyrtare/ Erald Kolgega rikthehet tek Dinamo!

25-vjeçari ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe do të jetë pjesë e Bluve në vazhdim, si vlerë e shtuar në repartin e mesfushës.
Kolgega nuk është i panjohur në ekip, pasi ka qënë pjesë e bluve në sezonin 2015/16 si dhe gjysmën e dytë të sezonit të kalur.
Këtë sezon ai e nisi në ligat e ulta gjermane ku qe pjesë e Bv Essen për 6 muaj, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Bylis dhe Apoloninë në vendin tonë. “-shkruan klubi blu në zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!