Real Madrid, Superkupa i shkon ‘galaktikëve’

Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite: Real Madrid- Atletiko Madrid 0-0 (4-1 Pen)

Është Real Madrid. Skuadra e Zinedin Zidan, fiton Superkupën e Spanjës në Jedah të Arabisë Saudite ndaj Atletiko Madrid.

13 herë kampionët e Europës, eleminuan në gjysmëfinale Valencian 3-1 ndërsa sot në finalen e madhe, merituan trofeun duke qenë absolutë nga gjuajtja e penalltive.

Takimi i sotëm në ‘King Abdullah Sports’ , i gjithi për tu parë. Por edhe pse kështu, skuadrat dhanë pak në fushën e lojës.

Më kërkues Reali i cili me Valverden, pati mundësinë ideale për të kaluar përpara. Një mundësi goli pati edhe Morata në kahun tjetër.

Me Zidan që habit jo pak teksa kryen zevendësime duke hedhur në fushë ‘markën’ e re madrilene.

Në fakt, 5 minuta nga fundi i shtesës së dytë, Morata mund të kishte dërguar topin në rrjetë por Valverde, talenti uruguajan i ‘Los Blachos’, ndërhyn me faul dhe i jep një dorë Realit të mbetet në lojë.

Ishte koha shtesë 2×15 minuta. Në fund, lojtarët e Zidan, godasin saktë nga ‘llotaria’ e penalltive duke fituar trofeun presigjioz. Ramos, pas celebrimit të marteses gjatë verës, ‘celebron’ trofeun e radhës teksa ngre në ‘qiell’ Superkupën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!