Ksavi mbetet te Al-Sad, kthimi në qershor…

Ksavi Hernandez, nuk do të nënshkruajë për Barcelonën. Ky është versioni i fundit që ‘Mundo Deportivo’ hedh për lexuesit e saj.

Klubi blaugrana, ka patur tri takime me Ksavin gjatë ditëve të fundit por sipas spanjolles, është e sigurtë që ish- mesfushori legjendar i Barcelonës dhe Spanjës, do të mbetet në Katar te Al-Sad deri në qershor.

Ksavi, ka një kontratë në vazhdim me klubin e tij aktual dhe vetë ai dëshiron ta respektojë deri në fund.

Barcelona dëshiron Ksavin, por gjithçka shtyhet për në qershor citohet nga burimi.

Kësisoji, Ernesto Valverde, dështaku i madh i stolit të Barcelonës, mund të qëndrojë edhe pak muaj te katalanasit.

Dy eleminime të turpshme nga Champions League dhe eleminimi dramatik së fundi nga Atletiko për Supërkupën e Spanjës, e kanë kthyer në fakt largimin e ‘milingonës’ nga skuadra e Mesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!